Lajme

Konjufca flet për raportet e tij me Kurtin

Glauk Konjufca ka folur për raportet me Albin Kurtit. Ai ka thënë se raportet me liderin e partisë kurrë nuk kanë qenë më të mira se tani.

“Kurrë nukiI kemi pasur raportet më mira. Tash nuk po e di veç me ba nga një selfie me Albinin çdo ditë e me thënë qe jemi në zyrë, qe po e bëjmë planin bashkë. Nuk po di çfarë metode me përdorë. Në 2019 mi patëm matë ditët sa nuk jemi paraqit7r bashkë, tash kanë me fillu me mi matë orët”, tha ai në T7.

 

Ai tha se ka qenë strategji e Shtabit Zgjedhor në VV që të paraqiten në vend të ndryshme.

“Kur ka qenë Albin Kurti në një anë të Kosovës unë kam qenë në tjetrën anë. Kështu ka qenë metodoligja e shtabit zgjedhor. Kjo mund të ketë shkaktuar huti. Karakteri i aktiviteteve të mia nuk kanë pasur publicitet. Duhet ta kuptoni që VV nuk është regjistër publicitetit. Unë kam qenë nëpër shumë komuna, Albini ka qenë në anën tjetër”, tha ai.

Ai ka folur edhe për grafitet para zgjedhjeve nuk janë bërë nga VV.

“Grafitet vijnë prej njerëzve që iu pengon relacioni Albin Kurti, Vjosa Osmani e Glauk Konjufca. Dikush është përpjek mi prishë këto relacione”, shtoi ai.

Postime të ngjajshme
Lajme

Adrijana Hoxhiq tregon se do ta votojë Kurtin për kryeministër, por me një kusht

Lajme

Polici plagos dy qytetarë në Dragash

Lajme

Petkoviq i reagon Kurtit për bashkimin kombëtar

Lajme

Isa Mustafën e pyesin për Vjosa Osmanin që doli më e votuara ndonjëherë