Lajme

Kongresi amerikan reagon pas gjetjes së varrezës masive në Krizhevak

Këshilli për punë të jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan ka reaguar lidhur me njoftimin për lokalizimin e varrezës masive në Krizhevak afër Rashkës, ku janë gjetur mbetje mortore të viktimave shqiptare nga Kosova, duke përkujtuar se deri tash për fshehjen e krimeve të luftës është përgjigjur vetëm një ushtar zyrtar i Serbisë.

  • Advertisement –

“Akoma vazhdon gjetja e trupave të varrosura në Serbi, viktima të spastrimit etnik të Millosheviqit. Deri tash janë gjetur mbi 900 trupa të viktimave shqiptare” shkruan në profilin zyrtar të Këshillit në Twiter me linkun për lajmin e gjetjes së mbetjeve mortore.

Si dihet kreu i Komisionit qeveritar për të pagjetur Veljko Odaloviq ka deklaruar më herët se në lokalitetin Krizhevak tek Rashka janë gjetur 15 deri 17 trupa.

“Përderisa nuk përfundon hulumtimi komplet i lokacionit dhe nuk merren mostrat e ADN dhe nuk përputhen me gjakun e familjarëve, nuk mund të thuhet kujt i takojnë këta trupa” ka thënë ai, që pranoi se është një nga lokacionet që hulumtohet me kërkesë nga Prishtina.

Këshilli për punë të jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongres ka thënë se për shkak të varrezave masive dhe fshehjes së krimit askush nuk është përgjigjur para gjykatave në Serbi, ndërsa vetëm një zyrtar u përgjigj para gjykatave ndërkombëtare.

Për krime të luftës në Kosovë dhe transportin e kufomave të shqiptarëve në varreza masive në Gjykatën e Hagës në vitin 2011 u dënuar ndihmës ministri i Policisë dhe sigurisë publike të MPB Vlastimir Gjorgjeviç me 27 vjet burg, që më pas u ul në 18, shkruan RSE.

Këshilli i Kongresit amerikan përmend edhe mos zbardhjen e rastit të vëllezërve Bytyqi shtetas amerikan me prejardhje shqiptare që trupat iu janë gjetur në vitin 2001 në varrezë masive në Petrovo selo. Ky rast mbetet i pazgjidhur “ndonëse Vuçiq ka premtuar se kryesit do dalin para gjyqit”.

“Pa marr parasysh brutalitetin e kryer nga Beogradi, bashkësia ndërkombëtare nuk ka bërë presion serioz në ndjekjen e krimeve të luftës në Kosovë. Bashkëngjitja e Serbisë ne BE nuk u kushtëzua me vënien e kriminelëve të luftës para drejtësisë” thotë Këshilli duke shtuar se Kosova në të njëjtën kohë ka formuar Gjykatën Speciale për hetime të raportit rreth trafikimit të organeve gjatë luftës

“Nuk janë gjetur fakte që vërtetojnë këtë dyshime të raportuesit të PE Dik Marti”, thuhet në publikim.

Në vazhdim thuhet se Gjykata Speciale ka kompetenca për krimet e kryera gjatë luftë në Kosovë pa marr parasysh përkatësinë etnike të dyshimtëve, por po ndiqen vetëm shqiptarët.

“Çdokush që ka kryer krime pa marr parasysh përkatësinë etnike duhet të përballet me drejtësinë. Pikë” thuhet në publikimin e Këshillit të Kongresit amerikan.

Postime të ngjajshme
Lajme

Kjo është pasuria e kryetarit të ri të Podujevës, mbi 40.000 euro kursime

Lajme

Zemaj flet për masat që pritet të merren gjatë festave të fundvitit

Lajme

Ministri Zemaj tregon kur do të hiqet ora policore nëpër komunat e Kosovës

Lajme

Deputeti Aliu i bën thirrje publike PDK-së për rrëzim të qeverisë