Sport

Konflikti Mane – Salah, kapiteni Henderson sqaron gjithçka

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Jordan Henderson këmbënguli se nuk kishte asnjë problem midis Sadio Mane dhe Mohamed Salah pas fitores së Liverpool ndaj Burnley.

Reds u kthyen në majën e Premierligës me një fitore bindëse 3-0 në ‘Turf Moor’ të shtunën, duke regjistruar fitoren e 13-të radhazi që është rekord për klubin.

Të gjithë ishin të shkëlqyeshëm gjatë ndeshjes, megjithëse ishte befasuese reagimi i zemëruar nga Mane kur ai u zëvendësua për Divock Origin, përcjell lajmi.net.

Senegalezi u nervozua për shkak që Salah refuzoi të pasonte te ai në një rast, që mund të ishte gol i sigurt – por egjiptiani vendosi të gjuante vet dhe ta humbiste shansin për golin e katërt.

“Sadio është mirë, ai është një djalosh i shkëlqyeshëm”, u tha Henderson gazetarëve. “Vetëm ne jemi duke e shtyrë njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës. Unë mendoj se është e rëndësishme”.

“Ne të gjithë duam të bëjmë më mirë, të gjithë duam të përmirësohemi, por ne jemi vërtet afër dhe mendoj se mund të merremi me atë”.

“Unë nuk jam i sigurt se për çfarë e bëri atë, të jem i sinqertë. Unë nuk mund ta kuptoja në fillim, por më pas kur ai hyri në dhomat e zhveshjes, ai qeshte dhe bënte shaka”, sqaroi mesfushori anglez. 

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv