Sport

Konfirmohet, sulmuesi i Istogut transferohet te Malisheva

FC Istogu ka konfirmuar se ndarjen me Yoan Marc-Olivier, i cili megjithatë karrierën do ta vazhdojë në Kosovë, shkruan Zeri.info.

Marc-Olivier nga sezoni i ri (2021/22) do të jetë pjesë e FC Malishevës, klub që për herë të parë në histori do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës.

Kjo lëvizje është konfirmuar nga klubi i Istogut përmes një postimi në faqen zyrtare, ani pse klubi i Malishevës ende nuk ka informuar asgjë.

“Zeri.info” kishte raportuar ekskluzivisht për këtë transferim më 3 korrik, teksa edhe lojtari në fjalë tash e një kohë është duke stërvitur me skuadrën e drejtuar nga Arsim Thaqi.

Marc-Olivier gjatë stinorit pranveror shënoi shtatë gola me Istogun. Sulmuesi me nënshtetësi angleze mund të aktivizohet në të dy krahët e sulmit.

Vlen të theksohet se Yoan Marc-Olivier në të kaluarën ka qenë pjesë e klubit të madh anglez Tottenham Hotspur, te grupmoshat U-18.

Postime të ngjajshme
Sport

Kështu i pritën “Dardanët” ekipin olimpik të xhudos

Sport

Në sheshin e Prishtinës pritje madhështore për medalistet olimpike

Sport

Zyrtare: Ky do të jetë kundërshtari i Prishtinës në “play-off” nëse e kalon Bodo Glimtin

Sport

Përfundoi aventurën me Ukrainën, zbulohet pse u largua Andriy Shevchenko