Lajme

Konfirmohet një rast me variantin afrikan të COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë është konfirmuar një rast i variantit afrikan të COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Institutit i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), duke thënë se pacienti është hospitalizuar dhe po trajtohet në Klinikën Infektive të QKUK-së, transmeton Zeri.info.

“Duke qenë se tashmë rasti është kontaktuar, do të hulumtohen kontaktet për identifikimin eventual të rasteve të reja. Rastet e tilla të virusit mutagjen janë regjistruar tashmë në shumë vende të botës. Ekipet hulumtuese të IKSHPK-së po gjurmojnë pa ndërprerë të gjitha burimet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve dhe implikimet e mundshme në shëndetin e njeriut. Masat parandaluese janë të njëjta. Personat, të cilët rezultojnë pozitivë, duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve do të mundësohet ndërprerja e përhapjes së infeksionit”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së.

IKSHPK-ja ka përsëritur thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 dhe zbatimin e masave të Qeverisë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Krejt çka i tha Shaip Kamberi sot Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

Lajme

Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi tek rruga ‘B’

Lajme

Policia e gjobit me 150 euro, 24-vjeçarin që tejkaloi në vijë të plotë

Lajme

Temperaturat e larta, IKSHPK del me apel për qytetarët