Sport

Konfirmohet nga Bernard Berisha, nuk ka ftesë për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut!

Kosova pritet që sot ta publikojë listën e futbollistëve për ndeshjet e tetorit.

Pritet të ketë ndryshime në listën e trajnerit Challandes, sidomos pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur me disa nga lojtarët kryesorë.

Një nga emrat shumë të diksutuar është edhe emri i Bernard Berishës. Ai u bë një temë diksutimi pas festimit të golit të tij në drejtim të trajnerit Challandes, por për atë gjest ai tha se nuk ishte në drejtim të tij, madje edhe kërkoi falje publikisht pas ndeshjes.

Në një prononcim për GazetaBlic Sport ai e ka konfirmuar që nuk ka pranuar ftesën e trajnerit Bernard Challandes.

“Po është e vërtetë që akoma nuk më ka ardhur ende ftesa për ndeshjet e tetorit nga selektori Challandes” tha shkurtimisht Berisha.

Kujtojmë që ai po kalon në një formë të mrekullueshme në Rusi duke shënuar e asistuar javë pas jave në rangun elitar të futbollit atje.

Postime të ngjajshme
Sport

Dikur punëtor i ndërtimtarisë, tani firmos me Newcastle United

Sport

Premierliga vjen sot me ndeshje të mëdha

Sport

Në këtë vend dënoheni me dy vjet burg nëse s’mbani maskë

Sport

“El Clasico”: Këto janë formacionet e mundshme