Sport

Konfirmohet miqësorja ndërmjet Real Madridit dhe Milanit, kjo është data dhe ora

Milani dhe Real Madridi do të takohen në një ndeshje miqësore të dielën më 8 gusht në Stadiumin “Wörthersee” në Austri

Ato janë dy skuadrat që kanë fituar më shumë tituj në Evropë. Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:30.

Qëllimi i ndeshjes nuk është vetëm futbolli por edhe solidariteti. Në fakt kjo sfidë është organizuar nga “Athletes Versus” që është një organizatë jofitimprurëse që mbështet atletët në përpjekjet e tyre për të luftuar të gjitha format e diskriminimit. Parime dhe vlera këto që kanë qenë gjithmonë shumë të mbështetura nga “Rossonerët” dhe “Blancos”.

Një ndeshje, pra, në të cilën historia e dy klubeve të mëdha do të kryqëzohet në një mbrëmje kushtuar sportit dhe solidaritetit. Do të jetë një mbrëmje kujtimesh për Carlo Ancelottin. Trajneri i Real Madridit, në fakt, midis fushës dhe stolit, ka shkruar faqe të paharrueshme në historinë e Milanit.

Biletat për ndeshjen miqësore midis AC Milan dhe Real Madridit janë në shitje duke filluar nga sot në faqen e internetit “Oeticket.com”.

Postime të ngjajshme
Sport

Eksperti i jep shpresë Eriksenit: Mund të luajë me një kusht

Sport

Astrit Selmani, i pari që e realizon “hat-trick” në Conference Leauge

Sport

“Bombardon” përsëri Muriqi, realizon gol të bukur në miqësore me Lazion

Sport

EKSKLUZIVE: Agon Llugiqi bëhet me ekip të ri