
Skuadra zvicerane Schaffhausen do tëuau ndeshje miqësore me SC Gjilanin.
Ka qenë vet klubi zviceran që ka zyrtarizuar në faqen e tyre miqësoren me Gjilanin.
Kjo ndeshje miqësore do të zhvillohet më 9 shtator kur kampionati është në pushim për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, shkruan Gazeta Sheshi.
Takimi në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Lipo Park” në Schaffhausen.
Schaffhausen garon në Ligën e Dytë të Zvicrës, ndërsa në këtë qytet jetojn shumë bashkëatdhetar dhe pritet të jetë stadiumi i tejmbushur.