Sport

Konfirmohet largim i rëndësishëm nga Ulpiana

Akil Makolli nuk do të jetë më pjesë e Ulpianës.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë mbrojtësi përmes një njoftimi në rrjete sociale, shkruan Gazeta Olle.

“Ju njoftoj se nuk do te jem me pjese e KF Ulpianes dhe jam lojtar i lire. I falenderoj te gjithe ata qe ishin pjese e klubit dhe iu uroj suksese ne vazhdim”, ka shkruar Makolli.

Makolli i cili e ka bartur edhe shiritin e kapitenit te skuadra lipjanase, e cila në edicionin e ardhshëm do të garojë në elitë, tashmë do të kërkojë skuadër të re.

Kujtojmë se vite më parë futbollisti shtatlartë ka qenë pjesë e kampionit aktual të Kosovës, Prishtinës.

Postime të ngjajshme
Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit me këngën “Ani moj Shqipni”

Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare

Sport

Ballkani sot luan miqësoren e radhës, ja me kë takohet

Sport

Dukagjini aranzhon miqësore me skuadrën e Ligës së Parë, ja kur do të zhvillohet!