Lajme

Konfirmohet kandidimi i Arben Vitisë për kryetar të Prishtinës

Petrit Reçica, ka bërë të ditur se do të jetë kandidat për asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinë në zgjedhjet komunale, dhe se kandidat për kryetar nga kjo parti do të jetë Arben Vitia, ministri i tanishëm i Shëndetësisë, shkruan Gazeta Metro.

Kandidati për asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Petrit Reçica, ka konfirmuar se ministri aktual i Shëndetësisë, Arben Vitia do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se “po i bashkohem super ekipit te Arben Vitisë për kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës”.

“Në zgjedhjet lokale të këtij viti po i bashkohem listës së VV-së për asamble komunale. Pasi që bagazhi im ka të bëjë me gastronomi dhe evente kulturore po mendoj që jam përfaqësues i denjë i këtyre sektorëve. Pra: Për gastronominë dhe kulturën, pasi që gastronomia është kulturë. Ditëve në vazhdim do të jem më afër problemeve të kategorive që do t’i përfaqësoj, me shpresë që deri n ‘fillimin zyrtar të fushatës s’kam me postu gjana fushatore, deri atëherë mire mbetshi”, ka shkruar ai.

Duhet theksuar se zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen me 17 tetor. /gazetametro.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Çfarë thotë Marrëveshja e Brukselit për targat e Kosovës?

Lajme

Qytetarët mbushin veturat me ushqim e pije për policët në Veri

LajmeSport

Ideja interesante e Përparim Ramës për stadiumin “Fadil Vokrri”

Lajme

Kjo është situata aktuale në Jarinjë