Sport

Konfirmohet, Ferizaji shkarkon trajnerin Visoka

Klubi Futbollistik “Ferizaj” ka njoftuar për largimin e trajnerit të tyre, Megzon Visoka.

Gazeta “Sheshi” kishte raportuar ekskluzivisht për largimin e Visokas, i cili ka ndodhur si rezultat i ndeshjeve jo të mira në tri xhirot e para.

Ky është postimi i plotë i klubit në Facebook:

FC Ferizaj ‘ndanë’ rrugët me trajnerin, Megzon Visoka. Klubi ynë pas rezultateve jo të mira në 3 ndeshjet e para, ka vendosur që të shkëpus kontratën me trajnerin, Megzon Visoka dhe Arsim Tershani. Deri në emërimin e trajnerit të ri të klubit, detyrën e trajnerit do ta udhëheqë trajneri i juniorëve, Sherif Topalli me ndihmësat e tij. Ne si klub i falenderojmë Megzon Visokën dhe Arsim Tershani për kontributin e tyre, duke i dëshiruar suksese në karrierë. Ferizaj.

Aktualisht, skuadr e Ferizajit është në vendin e fundit në Ligën e Parë.

Postime të ngjajshme
Sport

Obërtinca jep dorëheqje, Fushë Kosova emëron trajnerin e ri

Sport

Nga Muriqi, Rrahmani, Hysaj dhe Gjimshiti, zbulohen pagat e futbollistëve shqiptarë në Serie A

Sport

Ndeshje tejet interesante zhvillohen në xhiron e 10-të të Ligës së Parë, këto janë delegimet e plota të gjyqtarëve

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës