Sport

Konfirmohet edhe një tjetër mungesë për Shqipërinë në ndeshjet e nëntorit

Amir Abrashi mungon në kualifikuesen Anglinë, për llogari të Botërorit Katar 2022.

‘Pitulli’ shqiptar nuk do të jetë përballë ‘Tri luanëve’ në një ndeshje të zjarrtë që do të luhet në ishull.

Ajo do të jetë një tjetër mungesë e rëndësishme në repartin e mesfushës ku do të mungojë grinta e madhe e Amir Abrashit.

Futbollisti që aktivizohet në kampionatin zviceran të futbollit me klubin ‘Grass shoppers’ nuk ia ka dalë që të hedh pas krahëve dëmtimin dhe nuk do të jetë në shërbim të trajnerit Edi Reja për ndeshjet e nëntorit, konkretisht për eliminatoren e datës 12 në Londër dhe për sfidën me Andorrën në datën 15 Nëntor, që do të zhvillohet në stadiumin ‘Air Albania’.

Related posts
Sport

Granit Begolli afër marrëveshjes me skuadrën e madhe kosovare

Sport

Këto janë 12 skuadrat që tanimë kanë siguruar kualifikimin nga grupet e Ligës së Kampionëve

Sport

PAMJET: “Shpërthen” stadiumi San Siro, shënohet goli i parë në ndeshjen Milan-Liverpool

Sport

Kroos me gol spektakolar zhbllokon shifrat në ndeshjen Real Madrid – Inter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *