Lajme

Konfirmohet data për “El Clasicon” mes legjendave të Barcelonës dhe Real Madridit

Legjendat e Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillojnë një ndeshje mes vete gjatë muajit korrik, shkruan Zeri.info.

Kjo është konfirmuar nga të dy klubet në fjalë. “El Clasico” mes legjendave do të zhvillohet më 23 korrik në “Bloomfield Stadium” në Tel Aviv.

FC Barcelona ka njoftuar se në këtë ndeshje do të paraqiten emrat si: Ronaldinho, Rivaldo, Deco, Jon Andoni Goikoetxea, Miquel Soler, Guillermo Amor, Gaizka Mendieta, Javier Saviola, Ronald de Boer, Juan Carlos Rodriguez, Frederic Dehu, Samuel Okunowo and Jesus Mariano Angoy, teksa trajner do të jetë Albert Ferrer.

Në anën tjetër, Real Madridi nuk ka bërë të ditur emrat e ish-futbollistëve që do të marrin pjesë në këtë ndeshje.

Ndeshja do të transmetohet në “Barça TV”.

Postime të ngjajshme
Lajme

KQZ tregon procedurat për ndërrimin e qendrës së votimit

Lajme

I nxehti ekstrem kufizon punën jashtë, nga ora 12:00 deri në 16:00 kufizohet lëvizja

Lajme

Avdyli e Hamza përplasen keq për Hashim Thaçin

Lajme

COVID-19: A do të ketë masa të reja, flasin nga Ministria