
Philippe Coutinho mund të konsiderohet që tani lojtar i Bayern Munich.
Pas zyrtarit të Barcelonës, Guillermo Amor, transferimin në Bayern Munich të Philippe Coutinhos e ka konfirmuar edhe Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i klubit gjerman.
“Coutinho? Po, unë dhe Rummenigge ishim në Barcelonë këtë javë dhe kemi arritur marrëveshjen. Jemi shumë të lumtur që e bindem të vijë në Mynih”, tha Salihamidzic.
“Coutinho na jep më shumë opsione, ai mund të luaj si 10-sh e po ashtu edhe anësor. Nëse e keni shikuar Kupën e Amerikës e keni kuptuar se sa i mirë është. Fansat mund të jenë të entuziazmuar”.
Coutinho do të transferohet në Bayern në formë huazimi me opsionin e blerjes në vitin 2020, por që deri më tani nuk është bërë i ditur çmimi.
Zyrtarizmi do të ndodhë kur Coutinho t’i kryejë testet mjekësore.