Lajme

‘Komuna e Fushë Kosovës emëron pa konkurs zëvendësdrejtoreshën e shkollës “Selman Riza”‘

Komuna e Fushë Kosovës, ka emëruar pa konkurs zëvendësdrejtoreshën në Shkollën “Selman Riza”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Fushë Kosovë, ka shkruar se zëvendësdrejtoresha në shkollën “Selman Riza”, Shehide Fejzen, është punësuar pa konkurs.

Nga kjo parti kanë thënë se zëvendësdrejtoresha Fejza, ishte emëruar në këtë pozitë pa konkurs me urdhër të kryetarit Burim Berisha, e që po tentohet që nga kjo pozitë të zë atë të drejtoreshës.

“Ajo ishte zgjedhur para katër muajsh në këtë pozitë pa konkurs dhe me urdhër të kryetarit Burim Berisha, ku po tentohet që përmes kësaj pozite të bëhet drejtoreshë në vend të Remzije Bogujevcit. Ajo është vlerësuar se nuk plotëson kriteret për asnjërën nga pozitat, ashtu siç kërkohet me konkurs. Pas daljes në pension të zëvendësdrejtorit të kësaj shkolle, Sahit Dragusha, Shehide Fejza ishte imponuar që të vinte në vend të tij”, thuhet ndër të tjerash në këtë reagim.

Postimi i plotë:

Komuna e Fushë Kosovës emëroi pa konkurs zëvendësdrejtoreshën në SHFMU “Selman Riza”
Komuna e Fushë Kosovës ka shkelur ligjin kur ka emëruar zëvendësdrejtoreshë në shkollën “Selman Riza”, Shehide Fejzen.
Ajo ishte zgjedhur para katër muajsh në këtë pozitë pa konkurs dhe me urdhër të kryetarit Burim Berisha, ku po tentohet që përmes kësaj pozite të bëhet drejtoreshë në vend të Remzije Bogujevcit.
Ajo është vlerësuar se nuk plotëson kriteret për asnjërën nga pozitat, ashtu siç kërkohet me konkurs.
Pas daljes në pension të zëvendësdrejtorit të kësaj shkolle, Sahit Dragusha, Shehide Fejza ishte imponuar që të vinte në vend të tij.
Disa muaj pas emërimit të saj, u shpall konkursi për zëvendësdrejtor të SHFMU “Selman Riza”, i cili është anuluar më datë 20.05.2021.
Dega e PDK-së në Fushë Kosovë, vazhdimisht ka ngre shqetësim në lidhje me mënyrën se si bëhet përzgjedhja e drejtorëve të shkollave, ku kriter i vetëm mbetet prefernca partiake si dhe nepotizmi, e asesi kriteri profesional.
Si pasojë, arsimi në Fushë Kosovë mbetet tejet i politizuar dhe i degraduar, ka rënie të cilësisë së arsimit dhe të sigurisë në shkolla.
Përgjegjësia kryesore për këtë situatë bije mbi kryetarin e komunës dhe drejtorët e korruptuar, të cilët edhe arsimin e përdorin për llogari të LDK-së dhe interesave të tyre politike.

Postime të ngjajshme
Lajme

Shqiptarja 20-vjeçare në Gjermani e zhdukur qe pesë ditë, familjarët: Babai i saj me kancer nuk do mund t’i mbijetojë këtij lajmi

Lajme

KEDS njofton për zonat që do të mbesin pa rrymë

Lajme

Krejt çka i tha Shaip Kamberi sot Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

Lajme

Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi tek rruga ‘B’