Sport

Kompanitë e basteve parashikojnë të ardhmen e Leo Messit

Dje u dha lajmi më “shokues” në botën e futbollit për shekullin 21, kur Barcelona komunikoi zyrtarisht se Lionel Messi nuk do të jetë pjesë e skuadrës.

Për shkak të rregullave financiare nga La Liga, palët nuk kanë mundur ta vazhdojnë bashkëpunimin më tutje, raporton FrontOnline.

Tani edhe kompanitë e basteve kanë filluar të vendosin koficientët me skuadrat favorite ku do të shkoj Messi.

Gjiganti francez, Paris Saint Germain është favoriti kryesor për ta marrë argjentinasin me koeficient prej 1,90.

Pa gjasa nuk mbetet as Barcelona që ka koeficientin 3,50, edhe pse duket e pamundur një rikthim i madh duke marrë parasysh gjendjen e rëndë financiare të katalunasve.

Në vendin e tretë ndodhet kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City me 4,00, por edhe transferimi tek kjo skuadër duket i pamundur pasi Citizens sapo kanë zyrtarizuar Jack Grealish të cilit i kanë besuar edhe numrin 10.

Në vendin e katër ndodhet kampionati amerikan i futbollit MLS me 13,00 pasi shumë klube kanë shprehur interesim për argjentinasin.

Ish-skuadra e Messit, Newells Old Boys është koutuar me 15,00 ku ndiqet nga skuadrat si Inter me 16, Manchester United me 19 dhe për ta mbyllur me Chelsean dhe Juventusin që kanë koeficientin 21.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar