Sport

Komisioni i Garave vendos për dënime: Kapiteni i Arbërisë e pëson rëndë

Janë marrë vendimet për rastet që kanë përfunduar në diciplinë, me Komisionin e Garave që veç se ka vendosur për disa nga dënimet, raporton Gazeta Olle.

Në Superligë e ka pësuar kapiteni i Arbërisë, Labinot Ibrahimi i cili do të qëndrojë momentalisht i pezulluar dhe pa të drejtë loje deri në kompletimin e kësaj lënde, teksa klubi ose lojtari poashtu janë të detyruar të paguajnë dëmin e shkaktuar ndaj transmetuesit ArtMotion.

Kujtojmë se mbrojtësi theu njërin prej mikrofonëve të ArtMotion pas ndeshjes me Prishtinën.

Në anën tjetër trajnerit, Ismet Munishi dhe klubit, Trepça ’89 i’u hapen procedurë disiplinore, dhe Komisioni i Garave do të vazhdoj të merret me rastet e tyre.

Vendimet për rastet e Superligës:

LABINOT IBRAHIMI; lojtar i klubit të futbollit ARBERIA nga Dobraja e Lipjanit me numër të ID kartelës; 015607M86 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 22, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve jo sportive pas përfundimit të ndeshjes së javës së; XI-të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; PRISHTINA – ARBERIA e zhvilluar me datë 04.11.2020 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë . (raportet zyrtare; pas përfundimit të ndeshjes; qëllimisht e dëmton mikrofonin me wireless dhe mbajtësin e tij, vlera e të cilit është 750 euro sipas përfaqësuesve të kompanisë “Art Motion“. ) Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ; PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim Labinot Ibrahimi lidhur me rastin. Afati datë 09.11.2020 . Njëherësh klubi- lojtari obligohet që të paguajë dëmin e shkaktuar kompanisë Art Motion.

ISMET MUNISHI; kryetrajner i klubit të futbollit BALLKANI nga Suhareka në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për përdorim të fjalorit të pa përshtatshëm jo sportiv në drejtim të gjyqtarëve të ndeshjes së javës së ; XI-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERONIKELI – BALLKANI e zhvilluar me datë 05.11.2020 në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas. (raportet zyrtare). Bazuar në neni 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri në procedurë z. Ismet Munishi lidhur me rastin. Afati datë 09.11.2020.

KF TREPÇA 89 nga Mitrovica në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshime në organizimi e ndeshjes së javës së ; XI-të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA 89 – DRITA e zhvilluar me datë 04.11.2020 në stadiumin “ Riza Lushta “ në Mitrovicë. ( raportet zyrtare; pas përfundimit të pjesëlojës së parë i lejohet qasja në lokalet zyrtare personit të pa autorizuar z. Ilir Bojku , i cili në hyrje të tunelit dhe në lokalet zyrtare , ofendon, shan dhe kërcënon seriozisht gjyqtarët e këtij takimi. I njëjti ishte në listën e personave të vendasve, për këtë arsye zyrtaret e ndeshjes kërkuan largimin e tij nga stadiumi, për çka edhe vazhdimi i pjesëlojës së dytë filloi me një vonesë prej 14 min). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës.

kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari përgjegjës i klubit për atë ndeshje lidhur me rastin, njëherësh deklarata kërkohet edhe nga zyrtari i klubit z. Ilir Bojku. Afati datë 09.11.2020 .

Postime të ngjajshme
Sport

Futbollisti i Barcelonës infektohet me koronavirus para ndeshjes së Ligës së Kampionëve

Sport

Kështu do të dukej këtë edicion tabela e Ligës Premier nëse VAR-i nuk do të përdorej

Sport

Mezani ndër emrat më të kërkuar të momentit, ja dy skuadrat që e duan me këmbëngulje

Sport

Nesër ndeshja e mbetur Drita – Llapi, ja kush do jetë refer