Sport

Kombëtarja u rikthehet stërvitjeve për ndeshjen me Slloveninë

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot stërvitjen e parë pas ndeshjes gjysmëfinale të “play-off”it për kualifikim në Evropian.

Në seancën e mbajtur në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas morën pjesë vetëm futbollistët që nuk u paraqitën në duelin e mbrëmshëm kundër Maqedonisë së Veriut dhe ata që kishin më pak minuta në këtë takim.

Ndërkohë, ekipit iu bashkua edhe portieri Samir Ujkani, i cili do të jetë në dispozicion për dy ndeshjet e radhës kundër Sllovenisë dhe Greqisë.

Tashmë futbollistët dardanë kanë lënë pas shpine zhgënjimin e madh të përjetuar mbrëmjen e kaluar, duke u përqendruar plotësisht në dy ndeshjet e radhës me qëllim të prezantimin sa më të denjë.

Nesër Kombëtarja e zhvillon seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Slloveninë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 19:00, derisa paraprakisht në orën 18:30 mbahet konferenca për media.

Postime të ngjajshme
Sport

Në mesjavë xhiroja e nëntë, super derbi në Therandë

Sport

Shkëlqeu me 2 gola dhe 1 asist, Berisha merr një notë të madhe për paraqitjen e sotme me Akhmatin

Sport

Formacionet zyrtare: Arsenal - Leicester City

Sport

Bernard Berisha shënon një supergol