Sport

Kombëtarja shqiptare mbërrin në Uells, trajneri zbulon një mungesë të madhe

Shqipëria ka mbërritur ditën e sotme në Uells, aty ku katër ditë më vonë do të luajë miqësoren në Kardif. Për sfidat miqësore më Uellsin dhe Republikën Çeke, do të murojë Odise Roshi.

Ky i fundit ka pësuar një tërheqjen muskulore gjatë seancës stërvitore të djeshme dhe pas testeve të bëra, është vendosur që të qëndrojë jashtë.

NJOFTIMI I FSHF:

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur sot në Uells, ku të shtunën, datë 5 qershor, do të luajë ndaj vendasve në miqësore. Delegacioni kuqezi është akomoduar pas mesditës në hotelin ku do të qëndrojë në Kardif, ndërsa pasdite rreth orës 17:30 do të zhvillojë një seancë stërvitore të plotë.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se trajnerit Edoardo Reja do t’i mungojë një tjetër element i rëndësishëm për këto dy takime.

Mesfushori Odise Roshi ka pësuar tërheqje muskulore gjatë seancës stërvitore të ditës së hënë dhe i është nënshtruar menjëherë vizitave të specializuara mjekësore.

Duke parë gradën e dëmtimit, stafi mjekësor i Kombëtares ka vendosur që lojtari të qëndrojë pushim dhe të mos jetë i gatshëm për dy miqësoret ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke. Kësisoj, Roshi nuk ka udhëtuar me skuadrën drejt Uellsit.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-mjeku i Eriksen, jep detajet tmerruese lidhur me futbollistin dhe tregon çfarë mund t’i ketë ndodhur

Sport

ZYRTARE: A&N përforcohet me ish-futbollistin e Lirisë

Sport

Mourinho i çmend tifozët e Romës, po e transferon yllin nga Real Madridi!

Sport

Ky lojtar largohet nga Trepça ’89