Sport

Kombëtarja e njohur evropiane refuzon vaksinimin anti-Covid, para “Euro2020”

Disa futbollistë të Kombëtares së Belgjikës kanë refuzuar të vaksinohen kundër koronavirusit.

Gati gjysma e skuadrës së ekipit kombëtar belg raportohet se kanë refuzuar të marrin vaksinën kundër COVID-19 para “Euro2020” për shkak të frikës ndaj efekteve anësore, shkruan Demokracia.com.

Ata i frikësohen simptomave normale që mund t’iu shkaktohen si dhimbje të muskujve apo temperaturës.

Qeveria belge ka dhënë dritën jeshile që futbollistët të vaksinohen përpara se “Djajtë e Kuq” të tentojnë të fitojnë trofeun e parë të parë në histori.

Kampionati Evropian fillon më 11 qershor me ndeshjen e parë që zhvillohet në “Olimpico” të Romës ndërmjet Turqisë dhe Italisë.

Një ditë më vonë Belgjika përballet me Rusinë.

Postime të ngjajshme
Sport

A ia lejon ligji italian Eriksenit të luaj përsëri për Interin?

Sport

Visoka tregon pse e zgjodhi Ferizajin dhe ka një premtim për “Ujqërit”

Sport

Mourinho me deklaratë prekëse pë Eriksen

Sport

Skandaloze: Serbo-austrikau e shanë me nënë futbollistin shqiptar të Maqedonisë