Sport

Kombëtarja e Kosovës udhëtoi për në Slloveni, ylli i Dardanëve u kthye në Prishtinë shkaku lëndimit

Kombëtarja e Kosovës është nisur në mëngjesin e sotëm drejt kryeqytetit slloven, Ljublana.

Pas miqësores me Shqipërinë (2:1), “Dardanët” sot janë nisur drejt Sllovenisë.

Futbollistët e Kosovës janë nisur nga aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë.

Me ekspeditën nuk ka udhëtuar Bersant Celina, i cili shkaku i lëndimit ka udhëtuar drejt Kosovës për t’u rikuperuar për ndeshjen me Moldavinë.

Kundër Sllovenisë, Kosova do të luajë nesër (e diel) me fillim nga ora 20:45 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Të gjithë futbollistët e Kosovës rezultuan negativ në testet COVID-19.

Postime të ngjajshme
Sport

Mezani ndër emrat më të kërkuar të momentit, ja dy skuadrat që e duan me këmbëngulje

Sport

Nesër ndeshja e mbetur Drita – Llapi, ja kush do jetë refer

Sport

Publikohet fotografi e rrallë e Ibrahim Rugovës me Fadil Vokrrin në Turqi

Sport

Trajneri i njohur shqiptarë shërohet nga koronavirusi