Sport

Kombëtarja e Kosovës (femrat) nesër nis përgatitjet për dy ndeshjet e para kualifikuese

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave, Afërditë Fazlija, e ka bërë publike listën e futbollisteve për dy ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2021.

Ndeshjen e parë Kosova do ta zhvillojë kundër Turqisë, më 30 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00 dhe hyrja për tifozë do të jetë falas, derisa në ndeshjen e dytë do të jetë mysafire e Sllovenisë, më 3 shtator.

Grumbullimi i futbollisteve do të bëhet nesër në hotel ‘Venus’ në orën 12:00, derisa stërvitja e parë zhvillohet po nesër në orën 17:30 në stadiumin e KEK-ut në Obiliq.

Më 28 gusht në të njëjtin stadium do të mbahen dy seanca stërvitore, njëra në orën 10:00 dhe tjetra në orën 17:30. Ndërkaq, më 29 gusht, do të stërvitja e fundit do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në orën 18:00. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv