Sport

Kombëtaren e Shqipërisë e viziton një tifoz i veçantë pak orë para ndeshjes me Anglinë

Kombëtarja shqiptare ka pasur sot një vizitë speciale para ndeshjes me Anglinë.

Djaloshi shqiptar Danilo Shkodra, një nga tifozët më të veçantë të Kombëtares, është takuar sot me lojtarët kuqezi në hotelin ku është akomoduar skuadra në Londër në prag të ndeshjes së “Wembley-t” ndaj Anglisë, sfidë e cila fillon në 20:45, shkruan faqja zyrtare e FSHF-së, përcjell Zeri.info.

Ai jeton në Londër dhe është një tifoz i zjarrtë i kuqezinjve.

Etrit Berisha e ka falënderuar Danilon për këtë vizitë dhe për mbështetjen që ai i jep nga larg përfaqësueses shqiptare.

Me këtë rast lojtarët i kanë dhuruar edhe një fanellë të Kombëtares tifozit special.

Edhe djaloshi i falënderoi shumë lojtarët dhe u shpreh i emocionuar për këtë surprizë të bukur.

https://www.facebook.com/watch/FederataShqiptareeFutbollit/

Postime të ngjajshme
Sport

17 futbollistë rezultojnë pozitiv me Covid, skuadra portugeze futet në fushë me nëntë lojtarë

Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Villarreal dhe Barcelonës, por Depay humbet një shans të artë

Sport

Formacionet zyrtare: Villarreal - Barcelona

Sport

Vushtrria kampion vjeshtor në prag të 100 vjetorit të klubit, ja si e festuan fitoren e sotme