Lajme

Komandanti i KFOR-it flet për sigurinë në Kosovë

Komandanti i ri i KFOR-it, gjenerali italian Franco Federici, vlerësoi se situata e sigurisë në Kosovë është e qëndrueshme dhe se aktualisht nuk ka indikacione të trazirave të mundshme.

Ai deklaroi për numrin e sotëm të Kuririt serb se rreth 3,500 ushtarë nga 27 vende janë aktualisht të angazhuar në atë mision, nga të cilët 19 janë anëtarë të NATO-s dhe tetë janë partnerë të Aleancës, përcjell Danas.

“KFOR është duke përmbushur me sukses detyrën e tij, për të cilën Aleanca dhe partnerët tanë kanë meritë. Misioni i KFOR-it ka kontribuar dhe ndihmuar për ta bërë Kosovën një vend më të sigurt për 21 vjet “, tha gjenerali italian.

Ai vlerësoi se KFOR kishte vendosur një komunikim të shkëlqyeshëm dhe efektiv me serbët si pakica më e madhe në Kosovë, si dhe një komunikim “të mirë zyrtar” me Ushtrinë Serbe./kk/

Postime të ngjajshme
Lajme

Nga këto komuna janë rastet e reja me koronavirus

Lajme

Këto janë rastet e reja me Covid-19

Lajme

Enver Hasani tregon skenarët në rast mos certifikimit të Kurtit: Mund të bëhet kryeministër, por pastaj ndodhë kjo

Lajme

Ky është kandidati i PDK-së që nuk mund të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit