Sport

Kololli para ndeshjes së rëndësishme ndaj Maqedonisë: Ja çfarë i thashë Andi Zeqirit për Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës është dy fitore larg kualifikimit në Kampionatin Evropian “Euro 2020”. Ylli i Zurichut dhe Kosovës, Benjamin Kololli ka folur për “Blick.ch” për shansin historik të “Dardanëve” dhe shpresat për ardhjen e yjeve të Zvicrës U21, Andi Zeqiri dhe Bastien Toma.

Anësori i Zvicrës, Benji Kololli mendjen e ka te ndeshja e sontme, Maqedoni e Veriut – Kosovë, e cila luhet në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.

“Kjo është njëra ndër ndeshjet më të rëndësishme për ne, për gjithë vendin tonë dhe për trajnerët”.

“Challandes? Ai u bë kampion i Zvicrës, por ne tani synojmë ta shkruajmë historinë. Do të ishte sukses i pabesueshëm kualifikimi në evropian”, tregon tutje mbrojtësi nga Lipjani.

Në rast të fitores së sontme në Shkup, Kosova luan në finale me fituesin e duelit, Gjeorgji – Bjellorusi më 12 nëntor.

“Në kompeticionet e mëdha, kam luajtur vetëm në Ligën e Evropës. Kampionati Evropian do të ishte një dimension i ri. Jam i bindur se mund ta bëjmë këtë edhe pse me disa mungesa”, potencoi Kololli.

Kosovës sonte i mungojnë Amir Rrahmani, shkaku i rasteve me COVID-19 te Napoli, Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Samir Ujkani.

Është përfolur shumë për ardhjen e Andi Zeqirit te Kosova, derisa Koloolli për situatën e tij ka thënë:

“Natyrisht, shpresoj se Andi Zeqiri do të vie te ne. Nëse duam të ëndërrojmë për sukses të madh, të gjithë futbollistët e mirë duhet ta zgjedhin Kosovën. Sa më shumë konkurrencë, aq më mirë për ne”, vlerësoi Kololli.

“I kam thënë atij ta përcjell zemrën e tij kur të vendosë. Jo prindërit, jo kolegët dhe jo tifozët”, shtoi Kololli.

“Gjithashtu shpresoj se edhe Toma do ta zgjedhë Kosovën, ai është një tjetër talent i ri me potencial të madh”, përfundoi Benjamin Kololli.

Postime të ngjajshme
Sport

EKSKLUZIVE: Trepça ’89 transferon sulmuesin e Gjilanit

Sport

Rikthehet mbrojtësi shqiptar, gati për debutim në Serie A

Sport

Formacionet zyrtare: Celtic – Milan

Sport

Prince: Kosova është vend i bukur me njerëz të sjellshëm, nuk kam frikë nga përballja me Dakun