Sport

KOK mbështet financiarisht përgatitjet e Donjeta Sadikut në Zvicër

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Komiteti Olimpik i Kosovës vazhdon mbështetjen financiare për sportistët elitarë, kandidatë për të fituar normën Olimpike Tokio 2020.

Këtë herë, KOK është duke mbështetur boksieren Donjeta Sadiku, e cila ka udhëtuar në Zvicër, së bashku me trajnerin e saj, Besim Brahimi, në përgatitje speciale.

Sipas Federatës së Boksit të Kosovës (FBOXK), Donjeta do të përgatitet për Kampionatin Balllkanik \”Antalia 2019\”, që mbahet prej 10-15 dhjetor 2019 në Antalia të Turqisë.

Në Zvicër Donjetës do t’i mundësohen sparinge me boksiere nga Gjermania, Franca e Zvicra.

Garat kualifikuese për pikë Olimpike Tokio 2020, në boks fillojnë prej vitit të ardhshëm. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv