Sport

Koeman thyen heshtjen, flet nëse Messi do të mbetet apo largohet nga Barcelona

Trajneri i Barcelonës, Ronald Kouman i trembet një largimi të mundshëm të Lionel Messit, edhe pse thotë se Barcelona po bën gjithçka që ta bindë “Pleshtin” të qëndrojë.

Trajneri holandez e pranon se duhen bërë sakrifica në merkato, vetëm e vetëm që të rinovojë kapiteni.

“Gjithmonë një çështje që nuk është zgjidhur të krijon të panjohura dhe duhet të jesh i shqetësuar, por kam besim të plotë te presidenti ynë se do ta rregullojë këtë gjë. Messi është i rëndësishëm për klubin, por edhe për La Ligën. Duhet që lojtari më i mirë në botë të qëndrojë këtu. Duhet të bëjmë të gjithë një sforco që të qëndrojë me ne”, ka thënë Kouman duke e pranuar se tash për tash nuk mund të thotë me siguri se ai do të mbetet në “CAmp Nou”.

Të kujtojmë se Messit i ka skaduar kontrata me Barcelonë dhe ende nuk ka vendosur që ta vazhdojë apo jo atë.

Postime të ngjajshme
Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë

Sport

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi

Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina

Sport

Muriqi flet rreth së ardhmes së tij