Sport

Koeman: Mund të kishim bërë më mirë, ja çfarë bisedova me Laportan

Barcelona ka pësuar një tjetër disfatë të hidhur pas asaj ndaj Benficës në Ligën e Kampionëve.

“Blaugranët” të shtunën janë mposhtur nga rivali për titull Atletico Madridit me rezultat 2-0 me golat e Thomas Lemar dhe Luis Suarez.

Trajneri i Barcelonës Ronald Koeman duke folur pas ndeshjes ka thënë se skuadra e tij mund të bënte më mirë në këtë ndeshje.

“Në disa faza të lojës ne ishim mirë, por bëmë disa gabime serioze, si në golin e parë. Këto ishin gjërat për të cilat kishim folur më parë. Ne mund të mos kemi pasur shanse shumë të qarta, por mund të kishim bërë më shumë dëm. “, tha ai.

Më tutje, Koeman, pozita e të cilit në stolin e Barcelonës është në rrezik të madh pas shumë rezultateve negative, tha se nga biseda që kishte një ditë më parë me presidentin e klubit Joan Laporta ka marr një mesazh i cili do të ndihmojë në qetësimin e situatës.

“Fola me presidentin dje, edhe këtë mëngjes. Ne kemi diskutuar gjëra për ekipin, stafin, klubin. Gjërat janë bërë më të qarta tani. Mesazhi do të ndihmojë në qetësimin e gjërave”, tha në fund Koeman.

Postime të ngjajshme
Sport

Nga Muriqi, Rrahmani, Hysaj dhe Gjimshiti, zbulohen pagat e futbollistëve shqiptarë në Serie A

Sport

Ndeshje tejet interesante zhvillohen në xhiron e 10-të të Ligës së Parë, këto janë delegimet e plota të gjyqtarëve

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës

Sport

Newcastle kërkon futbollistin e Barcelonës, i ofron 15 milionë euro në sezon