Sport

Koeman: Ka lojtarë në klub që gjenden në një situatë të komplikuar

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka dalur në një konferencë për shtyp një ditë përpara ndeshjes me Husecan.

Ai gjatë kësaj konference shpjegoi se ka lojtarë në klubin e tij të cilët janë në një situatë të komplikuar.

 

Holandezi nuk ka dhënë ndonjë emër por ai tha: “Ka lojtarë të cilët gjenden në një situatë të komplikuar në klub dhe ne gjithashtu dëshirojmë që ta forcojmë skuadrën tonë”.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen në Barcelonë më 24 janar dhe pothuajse gjithçka mbi të ardhmen e shumë lojtarëve në klub do të varet nga presidenti i ri.

“Presidenti do të zgjidhet vonë, e nuk do të ketë shumë kohë (të mbetur në afatin kalimtar,” shtoi Koeman, përcjell lajmi.net.

“Ne duhet të jemi të përgatitur të flasim shpejt për të zgjidhur çështjet sportive. Unë nuk mund ta ndryshoj datën e zgjedhjeve, ne duhet ta pranojmë atë.”

“Në parim, unë nuk do të zhgënjehem që nuk mund të transferojmë ndonjë lojtar për shkak të situatës së klubit,” tha ai.

“Unë flas shumë me Ramon Planes (drejtorin sportiv) për lojtarët e rinj, ku ne mund të përmirësojmë cilësinë e skuadrës, megjithëse do të duhet të jetë presidenti i ri që nënshkruan vendimet.”

Postime të ngjajshme
Sport

Kosova pritet të luajë miqësore me njërën nga këto tre shtete evropiane

Sport

Rahoveci prezanton gjashtë përforcimet e merkatos së janarit!

Sport

Zyrtare: Ish-futbollisti i Tottenhamit nënshkruan me klubin shqiptar

Sport

Vedat Muriqi realizon gol të bukur për Lazion kundër Atalantës