Lajme

Koalicionet e minutave të fundit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Njohësit e rrethanave politike në vend, Shkëlzen Maliqi dhe Imer Mushkolaj, kanë folur për mundësinë e koalicioneve parazgjedhore në minutat e fundit.

Ata kanë thënë se lidhja e koalicioneve parazgjedhore në minutat e fundit është e mundshme.

Maliqi dhe Mushkolaj kanë vlerësuar se skenari i vitit 2017, ku në ditën e fundit u nënshkruan dy koalicione parazgjedhore, mund ta nxisë sërish çdo lëvizje të partive politike nga blloqet aktuale politike, shkruan Epoka e Re.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore do të jetë data 30 gusht.

“Aktualisht duket sikur katër subjektet më të fuqishme preferojnë të garojnë ndaras, secila me shpresën se do të dalë subjekt më i votuar. Por, sherri sërish qëndron te mundësia e lidhjes së koalicioneve në çast të fundit”, ka deklaruar Maliqi.

“Skena politike në Kosovë zakonisht di të servojë befasi në çastet e fundit. Nuk përjashtohet mundësia e koalicioneve”, ka deklaruar Mushkolaj.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat