Sport

Klubi turk nuk heqë dorë nga Shaqiri

Galatasaray është duke përgatitur një ofertë për sulmuesin e Liverpoolit, Xherdan Shaqirin.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke, trajneri i skuadrës Fatih Terim e sheh Shaqirin si transferimin ideal për skuadrën nëse atë e fitojnë titullin këtë stinor, përcjellë KosovaPress.

Shaqiri është duke kërkuar minuta më shumë dhe Liverpool nuk i siguron një gjë të tillë, duke parë edhe konkurrencën e madhe tek “The Reds”.
Galatasay do të mundohet që së pari ta huazojë sulmuesin shqiptar ndërsa më pas ta blejë kartonin e plotë të tij.

Shaqiri është pjesë e Liverpoolit tash e dy sezone, ndërsa edhe Liverpool ka vendosur që atë ta vë në shitje gjatë afatit kalimtar të janarit.

Postime të ngjajshme
Sport

Edhe Drita ashtu si Ballkani do ta ketë një tifoz special në tribuna

Sport

FFK-së i vidhen 80 topa futbolli, hajni i vë në shitje online

Sport

Bayern 5:0 Dusseldorf, notat e lojtarëve – ky është vlerësimi për Valon Berishën

Sport

Milot Rashica shprehet i lumtur me fitoren