Sport

Klubi turk e quan Leo Messi futbollistin nga Kosova

Arb Manaj po vazhdon të shkëlqejë nga ndeshja në ndeshje me skuadrën turke, Ankara Keçiorengucu.

Futbollisti nga Klina startoi sot nga minuta e parë në ndeshjen e Ligës së Parë turke ndaj Akhisarsporit.

Ish-sulmuesi i Trepçës’89 arriti të shënojë dy gola të bukur në këtë ndeshje.

Madje, ylli i Kosovës U21 dhuroi edhe dy asistime në këtë ndeshje.

Klubi turk pas ndeshjes në rrjetin social “Facebook” ka publikuar “hartën” e lëvizjeve të Manajt duke e krijuar një “GOAT”, që përkthehet si “më i miri i të gjitha kohërave” në futboll.

Zakonisht, ky epitet përmendet për futbollistë të mëdhenj si Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.

Postime të ngjajshme
Sport

Renditja tabelore në Superligë pas ndeshjes FC Prishtina - Feronikeli

Sport

75 minuta në ndeshjen Prishtina – Feronikeli, ky është rezultati në “Fadil Vokrri”

Sport

Prishtina - Feronikeli, mbyllet pjesa e parë në kryeqytet

Sport

35 minuta në ndeshjen Prishtina vs Feronikeli, ja rezultati momental