Sport

Klubi shqitpar shumë afër transferimit të ish futbollistit të Barcelonës

Shkëndija e Tetovës mund të realizojë një transferim të goditur në janar. 3-herë kampionët e Maqedonisë së Veriut kanë piketuar ish-lojtarin e Cërvena Zvezdës, David Babunskin, i cili e ka nisur karrierën në akademinë e Barcelonës.

Lajmi konfirmohet nga mediat fqinje duke theksuar se 26-vjeçari shihet si zëvendësues i Valon Ahmedit, i cili do t’i bashkohet Shahtjor Soligorskit në Bjellorusi.

Babunski ka luajtur 48 ndeshje me ekipin e dytë të Barcelonës, por asnjëherë nuk ia doli të aktivizohej me ekipin e parë.Gjatë karrierës së tij, mesfushori me tipare sulmuese nga Maqedonia e Veriut është aktivizuar me Crvena Zvezdën, në Japoni me Jokohamën dhe Omian dhe Botoshanin në Rumani.

Babunski ka mbetur pa skuadër pas mbylljes së bashkëpunimit me Botoshanin.

Postime të ngjajshme
Sport

Armando Broja gjen sërish golin

Sport

Vendoset se në sa shtete do të luhen ndeshjet e Euro2021

Sport

Ibrahim Dreshaj tregon klasin e tij, asiston në golin e dytë të Heerenveeen ndaj Feyenordit

Sport

Burreli i Samuel Nikajt triumfon pastër ndaj 2 Korrikut në Durrës