
Rokadë italiane te Dinamo. Me trajneren Fabbrizio Cammarata tashmë të larguar, presidenti i ekipit, Marco Pontrelli, ka zyrtarizuar një marrëveshje dyvjeçare me një tjetër figurë të njohur të Serie A. Bëhet fjalë për Francesco Moriero, ish-lojtarit të Romës, Interit dhe Kombëtares Italiane.
Sipas klubit kryeqytetas, trajneri do të prezantohet më 3 janar. Pas eksperiencës si futbollist, Moriero ka pasur një karrierë si trajner me ekipe si Lecce, Crotone dhe Catania, dhe së fundmi ka qenë trajner i Cavese.
Por, Moriero nuk do të vijë vetëm. Në rolin e zëvendëstrajnerit, Dinamo do të ketë një emër të njohur si Fabrizio Miccoli, ish-sulmuesi teknik që publiku shqiptar e ka parë me fanellat e Juventusit, Fiorentinës, Benfikës dhe Palermos, ndër të tjerat.
Miccoli do të ketë edhe rolin e përgjegjësit të sektorit të të rinjve, rol me të cilin ka eksperiencë edhe në Itali.
Pontrelli ka fjalë të mira edhe për ish-trajnerin, Cammarata, të larguar nga ekipi. “Fabrizio është një profesionist i vërtetë që do të bëjë mirë në këtë detyrë të cilën ne e mbështesim dhe do të jemi tifozët i tij të parë. Gjithashtu, gjejmë rastin të falënderojmë edhe ndihmësin Dario Dian për kontributin e dhënë në këto muaj për skuadrën blu”.