Sport

Klubi shqiptar e shpall gjyqtarin e takimit “persona non grata” dhe kërkon ndëshkim

Te Kukësi nuk e kanë kapërdirë aspak mirë humbjen 0-3 ndaj Teutës në “Elbasan Arena” dhe kanë reaguar zyrtarisht, duke shprehur indinjatën e tyre për mënyrën se si arbitroi kryesori Juxhin Xhaja.Duke sjellë në vëmendje dy penallti të pastra të paakorduara në favor të verilindorëve dhe faktin që goli i dytë i Teutës lindi nga një pozicion jashtë loje, klubi i Kukësit ka shpallur “non grata” arbitrin Xhaja dhe ka kërkuar ndëshkimin e tij.

Ja reagimi i Kukësit:
Futboll Klub Kukësi e sheh të domosdoshme të denocojë sot “kamikazin” me uniformë arbitri, Juxhin Xhaja i cili ka ndikuar në mënyrë direkte në rezultatin e ndeshjes Kukësi-Teuta. Kjo nuk është hera e parë këtë sezon që Kukësi ndëshkohet rëndë nga gjyqtarët dhe për më tepër, kjo ishte ndeshja e tretë radhazi ku gjykimi ka qenë skandaloz.
Ne si klub, nuk arrijmë ta kuptojmë se si këto gjyqtarë të paaftë, gjykojnë në Kategorinë Superiore. Një gabim mund të jetë njerëzor, por kur bëhet çdo ndeshje dhe nga 2-3 raste për ndeshje, atëherë është diçka tendencioze.
Klubi i Kukësit e shpall “Non Grata” “arbitrin” Juxhin Xhaja dhe kërkon nga institucionet e futbollit në vend të merren masa karshi tij. Klubi i Kukësit nuk pranon që ai person, të gjykojë më ndeshjet tona. Ne do të jemi me sy e veshë nga FSHF dhe Liga Profesioniste deri në momentin kur Xhajës dhe të gjithë “shokëve” e tij t’iu tregohet vendi që meritojnë. Na lini të luajmë futboll, sepse investimet tona, nuk janë investime për t’u shkelur nga paaftësia e atyre që gjykojnë ndeshje.
Rasti 1 – Prekje e dukshme me dorë në zonë, por vetëm Juxhin Xhaja nuk e sheh.
Rasti 2 – Ndërhyrje nga mbrapa ndaj Eze në zonë. Jo vetëm që nuk jepet penallti, por Juxhin Xhaja akordon edhe faull kundër Kukësit. Arsyeja? E di vetëm ai.
Rasti 3 – Goli i dytë i shënuar nga Teuta, nis nga një aksion në pozicion jashtë loje.
Në këtë ndeshje ka pasur edhe një penallti të padhënë në minutën e 76, ku Eze tërhiqet nga fanella në zonë por Xhaja lejon loja.

Postime të ngjajshme
Sport

Pioli i ‘kallë’ serbët, s’e ka idenë nga është klubi i Crvena Zvezdas

Sport

Llapi fiton takimin e parë në Antalya

Sport

Historike: Ky është futbollisti i parë që transferohet përmes monedhës virtuale Bitcoin

Sport

Zbulohet paga e majme mujore e sulmuesit finlandez të Tiranës