Sport

Klubi më i madh në botë afër bankrotit, 820 milionë euro borxhe

Gjiganti spanjoll i futbollit Barcelona ka plot 820 milionë euro borxhe dhe klubi shumë seriozisht kërcënohet nga falimentimi, raportojnë sot mediat lokale në Spanjë, transmeton “Zeri.info”.

Klubi është në telashe të mëdha sepse për shkak të pandemisë së virusit koronar, të ardhurat nga biletat dhe ardhja e turistëve në “Camp Nou” u zvogëluan ndjeshëm. Përveç kësaj ekipi u eliminua në çerekfinale të Champions League nga Bayern sezonin e kaluar (8:2). Fitimet e saja u reduktuan maksimalisht.

Gjithashtu, Barcelona ka një krizë tjetër pasi ish presidenti Josep Maria Bartomeu ra dakord me kompaninë amerikane “Goldman” për një hua prej 800 milionë euro për rindërtimin e stadiumit.

Nëse marrëveshja aktivizohet, borxhi do të rritet në 1.6 miliard euro dhe kjo do të bëhet e papërballueshme për skuadrën.

Postime të ngjajshme
Sport

Genc Nuza e ndanë drejtësinë në këtë super ndeshje

Sport

Lajmi i fundit: Operohet futbollisti i Dritës

Sport

Nxehtë edhe në Ligën e Parë – Ky është orari i plotë i dy grupeve!

Sport

Dajaku në radarin e klubit gjerman