Sport

Klubi italian gati 50 milionë euro për Mauro Icardin

Mauro Icardi po vazhdon të lidhet me një kthim të mundur në Serie A.

Juventusi po tenton ta afrojë ish-sulmuesin e Interit i cili aktualisht është pjesë e PSG-së, përcjell Gazeta Olle.

Sipas “Calciomercato.com”, bardhezinjtë i kanë dërguar ofertë PSG-së për sulmuesin argjentinas.

Icardi si duket nuk është më në planet e klubit francez, dhe ‘Zonja e Vjetër’ është e gatshme të ofrojë 50 milion euro për të, aq sa kërkojnë parisienët.

28-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024 teksa këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 21 ndeshje.

Postime të ngjajshme
Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi

Sport

Ylli i Kosovës bën debutimin në Bundesliga me Schalken

Sport

Premi e majme për Dukagjinin, nëse sonte triumfojnë në finale të Kupës

Sport

UEFA cakton gjyqtarin për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve