Sport

Klubi i Serie A vatër infektimi, 7 raste pozitive vetëm sot

Spezia rezulton të jetë një vatër e nxehtë infektimi me COVID-19.

Klubi i Serie A nëpërmjet një njoftimi për shtyp ka zbuluar se ka shkuar në shtatë numri i të infektuarve, për këtë arsye e gjithë skuadra është në izolim të plotë, duke anuluar çdo aktivitet të programuar në të ardhmen e afërt, shkruan “SS”.

“La Spezia Calcio njofton se nga kryerja e tamponëve të fundit kanë rezultuar pozotivë me COVID-19 gjashtë futbollistë dhe një pjesëtar i stafit.”

Spezia, në kontakt të vazhdueshëm me ASL e Bolzanos, pezulloi aktivitetin sportiv si një masë paraprake dhe i gjithë grupi i ekipit do të mbetet në izolim duke ndjekur procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor.

Klubi i Spezias dy ditë më parë komunikoi pozitivitetin e një lojtari dhe siç kërkohet nga procedurat e protokollit shëndetësor e gjitha skuadra është izoluar.

Postime të ngjajshme
Sport

Zyrtare: Ky do të jetë kundërshtari i Prishtinës në “play-off” nëse e kalon Bodo Glimtin

Sport

Përfundoi aventurën me Ukrainën, zbulohet pse u largua Andriy Shevchenko

Sport

Shkëndija emëron trajnerin e ri

Sport

Ballkani ‘befasohet’ në Turqi, takohet me drejtuesit e klubit të njohur