Sport

Klubi i njohur spanjoll shpreh interesim për Marash Kumbullën

Rezultatet nga ndeshjet e fundit të Romës nuk janë shumë të mira dhe Jose Mourinho raportohet se tashmë është duke menduar për afatin e janarit, shkruan Zeri.info.

Njëri nga futbollistët që Mourinho e ka hedhur në shitje është Marash Kumbulla, sipas “Estadio Deportivo”.

Mediumi spanjoll ka raportuar se Sevilla është klubi që ka shprehur interesim për mbrojtësin shqiptar, por nuk duket të jetë e lehtë kjo lëvizje, shkaku i çmimit të lojtarit.

Roma kishte paguar 26,5 milionë euro për 21-vjeçarin, teksa klubi spanjoll thuhet se kërkon të paguajë më pak për shërbimet e tij.

Mbetet të shihet në afatin e janarit nëse reprezentuesi shqiptar do të ndryshojë skuadër, apo do të vazhdojë për të luftuar për një vend në formacionin e Mourinhos.

Ndryshe, Marash Kumbulla ka kontratë të vlefshme me Romën deri më 30 qershor 2025, teksa në treg vlerësohet me 22 milionë euro.

Related posts
Sport

Shënohen dy gola të shpejtë në klasiken: Dortmund - Bayern

Sport

Humbje e hidhur e Barcelonës në “Camp Nou”

Sport

Xhaka rikthehet në stërvitje të plota, Arteta tregon kur do të jetë i gatshëm

Sport

Formacionet zyrtare: Roma – Inter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *