Sport

Klubi i njohur shqiptar arrin marrëveshje me Ergys Kaçen

Partizani pësoi një firo të madhe këtë sezon teksa nga kryeqyteti u larguan një pjesë e mirë e titullarëve, lojtarë me shumë peshë e cilësi duke krijuar një pakënaqësi të madhe në radhët e tifozëve të kuq.

Drejtuesit e Partizanit po lëvizin shpejt në këto orë të fundit të merkatos për të plotësuar boshllëqet e krijuara, në numra dhe cilësi.

Pas Esat Malës, Ilir Daja merr një dhuratë të madhe në këtë ditë të fundit të merkatos.

Sipas burime të sigurta për BalkanWeb, Partizani do të prezantoj pas pak afrimin e radhës, bëhet fjalë për Ergys Kaçen. Futbolli i Kombëtares ka pranuar ofertën e bërë nga Partizani dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Daja për startin e këtij sezoni të ri.

Kaçe ishte objekt dëshirash nga disa klube të Superligës por në fund oferta e drejtuesve të Partizanit bindi mesfushorin shtatshkurtër.

Kaçe mund të konsiderohet pa frikë si një nga lëvizjet më të rëndësishme në këtë merkato verë, jo vetëm për klubin e kuq.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar