
Aston Villa sërish ka rikthyer pistën për transferimin e Milot Rashicës
Ylli i Kombëtares së Kosovës ishte afër transferimit te Villa gjatë verës që shkoi, por një gjë e tillë nuk ndodhi shkaku i shumës që kërkonte Werder Bremen, shkruan Reporteri.net
Gazetari i The Athletic, Gregg Evanas ka thënë se Aston Villa ka rikthyer interesimin tani për Rashicën dhe do të tentojnë transferimin e vushtrriasit në janar.
“Milot Rashica i Werder Bremenit ishte nën shënjestrën e Aston Villës, mirëpo ndryshoi gjithçka te shuma e marrëvshjes”, ka thënë Gregg Evans, gazetar i The Athletic.
“Kosovari është i lënduar dhe vështirë se kthehet në muajin e ardhshëm, derisa një marrëveshje për transferim është e komplikuar”.
“Aston Villa do të rikthehet edhe një herë për të, andaj mbetet të shihet se ku do të qëndrojnë gjërat mes të trija palëve,”. /Reporteri.net/