Sport

Klubi i madh nga Serie A zyrtarisht e kundërshton ashpër Superligën Evropiane

Edhe në Serie A ka klube të mëdha të cilat janë kundër krijimit të Superligës Evropiane dhe njëra ndër to është Roma.

 

Interi, Juventusi dhe Milani janë klubet e Serie A që njoftuan të dielën se janë pjesë e kësaj gare të re të shkëputur nga UEFA.

Presidenti i Real Madridit dhe tashmë edhe i Superligës, Florentino Perez tha se klube si Roma dhe Napoli mund të ftohen në të ardhmen, por “Giallorossët” nuk duket se janë të interesuar të përfshihen në këtë garë, përcjell KosovaPress.

“Ne do të dëshironim t’u drejtoheshim tifozëve tanë të mahnitshëm mbi njoftimin e fundit të një superligë të shkëputur.”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.

“AS Roma është fuqimisht kundër këtij sistemi të mbyllur, pasi ajo fluturon në thelb kundër frymës së lojës që të gjithë e duam.”

“Disa gjëra janë më të rëndësishme se paratë, dhe ne mbetemi të vendosur në futbollin italian në një nivel të brendshëm dhe për gara të drejta, të hapura evropiane për të gjithë. Ne shpresojmë të vazhdojmë të punojmë me Lega Serie A, Federata Italiane, ECA UEFA për të rritur dhe zhvilluar lojën e futbollit në Itali dhe në të gjithë botën.”

“Tifozët dhe futbolli bazë janë në thelb të sportit tonë dhe kjo nuk duhet të harrohet kurrë.”, thuhet në fund të deklaratës së lëshuar nga Roma.

Postime të ngjajshme
Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi

Sport

Ylli i Kosovës bën debutimin në Bundesliga me Schalken

Sport

Premi e majme për Dukagjinin, nëse sonte triumfojnë në finale të Kupës

Sport

UEFA cakton gjyqtarin për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve