Sport

Klubi i madh gjerman kërkon Taren për drejtor sportiv

Igli Tare, falë shumë sukseseve të arritura si drejtor sportiv i Lazios, ia ka dalë të promovohet shumë dhe të jetë nën vëzhgimin e klubeve të ndryshme.

Pak sezone më parë, ishte një objektiv konkret i Milanit, ndërsa tashmë është një mes kandidatëve favorit për të qenë pjesë e Eintracht Frankfurt.

Në fund të këtij sezoni, Frankfurt do të ndryshojnë drejtor dhe Tare është një preferencë edhe për shkak të eksperiencës, por më shumë edhe për shkak të njohjes së futbollit gjerman.

Kujtojmë se gjatë kohës kur ishte futbollist, ish-sulmuesi është aktivizuar me Kaizerslauten dhe Karsluher.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse oferta e Frankfurt do të jetë mjaftueshëm e mirë për të lënë Italinë dhe për të provuar një eksperiencë të re.

Postime të ngjajshme
Sport

Milani me një këmbë në Ligën e Kampionëve

Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi

Sport

Ylli i Kosovës bën debutimin në Bundesliga me Schalken

Sport

Premi e majme për Dukagjinin, nëse sonte triumfojnë në finale të Kupës