Sport

Klubi befasues të cilit mund t’i bashkohet Bale këtë verë

Gareth Bale mund t’i bashkohet klubit të vendlindjes, Cardiff City, në një lëvizje befasuese në afatin kalimtar të kësaj vere.

Sulmuesi i Real Madridit e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Tottenham Hotspur dhe do të kthehet në Madrid për t’i filluar përgatitjet për sezoni ne ri, pasi ka edhe një vit kontratë më gjigantin spanjoll.

Pas eliminimit të Uellsit nga Kampionati Evropian 2020 këtë muaj, pati thashetheme se Bale do të pensionohet nga futbolli me klube, por një gjë e tillë u hodh poshtë menjëherë nga përfaqësuesit e tij.

Mendohej se Bale do të qëndronte në Madrid pas kthimit të Carlo Ancelottit në stol, duke qenë se kjo dyshe kishte punuar së bashku gjatë periudhës së parë të italianit në postin e trajnerit të Realit.

Por, sipas mediave në Spanjë, asnjëra prej këtyre dy thashethemeve nuk do të ndodhë.Tani, befasisht, thuhet se Cardiff City, klubi i vendlindjes së tij në Uells, është favorit për t’i siguruar shërbimet e tij. Sipas kompanive të basteve, Cardiffi është klubi favorit për Bale, i ndjekur nga Tottenhami.

Postime të ngjajshme
Sport

Ardian Nuhiu se harron ndeshjen kundër Feyenoordit: Ja çka iu thash futbollistëve

Sport

EKSKLUZIVE: KF Onix arrin marrëveshje me ish-lojtarin e Llapit

Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë