Sport

Klubet në gjumë: Pesë klube të Superligës momentalisht janë pa trajner

Elita e futbollit kosovar sivjet ka sjellë një kampionat tejet joshës dhe të paparashikuar deri në ditën e fundit. Kjo e bëri garën mjaft dinamike dhe emocionuese, derisa në fund ishin tri skuadra që festuan.

Prishtina arriti të kurorëzohet me titullin e kampionit, derisa Llapi fitoi Kupën. Si nënkampione daljen në Evropë e sigurou edhe Drita, shkruan Demokracia.com.

Në anën tjetër statusin e skuadrës elite e humbën, Besa, Arbëria e Trepça ’89.

Edicioni i ri duke u bazuar në këtë të kaluarin pritet të jetë edhe më joshës dhe më i luftuar, megjithatë në start disa klube janë duke kaluar momente paksa të turbullta.

Tri klube zyrtarisht janë pa trajnerë derisa dy të tjera ende nuk i kanë vazhduar kontratat me ish-trajnerët.

 

Ballkani ende nuk është përcaktuar për trajnerin e ri, ngjashëm është edhe Feronikeli. Pa trajner është edhe Drenica e cila e ka mbyllur kontratën me Sami Sermaxhajn dhe janë në bisedime për ta vazhduar atë. E njëjta situatë është edhe me Malishevën ku trajnerin Arsim Thaqi më herët për Demokracia.com ka thënë se misioni i tij me inkuadrimin e Malishevës në Superligë është përfunduar, tash mbetet të shihet nëse do të vazhdojë apo jo.

Kontratën nuk e ka vazhduar ende as Armend Dallku te Dukagjini, edhe pse edhe ky sipas të gjitha gjasave nuk do të ndryshojë ambient. Gjithsesi, kontrata e tij ka përfunduar dhe ajo pret për t’u vazhduar.

Sa i përket bankinës tash për tash të sigurt e kanë Prishtina, Llapi, Drita e Gjilani që e kanë konfirmuar trajnerin, Zekiria Ramadani, Tahir Batatina, Ardian Nuhiu e Ismet Munishi. Sipas të gjitha gjasave ndryshime nuk do të ketë as te Ulpiana që drejtohet nga Fadil Ademi.

 

Të kujtojmë se edicioni i ri nis me 21 gusht dhe klubet duhet herët të përcaktohen se kush do t’i drejtojë ato.

“Klubet duhet në këtë kohë të përcaktohen për trajnerin. Trajneri tash e bënë planin e punës, se cilët lojtarët duhet të mbesin, cilët duhet larguar e çfarë përforcime duhet marrë. Pra këto punë duhet të kryhen herët e jo të mbesin në ditët e fundit, pasi atëherë është vonë për gjithçka”, ka thënë për Demokracia.com, Afrim Tovërlani emri i të cilët është përmendur si i mundshëm për ta marrë drejtimin e Ballkanit.

Postime të ngjajshme
Sport

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Xhaka pritet t’i bashkohet Romës

Sport

EKSKLUZIVE: Donjet Shkodra do të transferohet te skuadra kosovare

Sport

Bislimi ende s’ka vendosur për të ardhmen, ka oferta nga Superliga e Superiorja!

Sport

Ja sa pritet të fitojë skuadra e Llapit, nëse kalon rrethin e parë të Conference League