Sport

Klopp zbulon se çfarë i tha Alissonit

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, ka marrë kritika të shumta për gabimet e tij në ndeshjen ndaj Manchester Cityt, të cilën lideri e fitoi me rezultat 4-1 në Anfield.

Pas takimit është prononcuar trajneri i Redsave, Jurgen Klopp, duke treguar bisedën me gardianin që nuk bën rëndom gabime të tilla.

“Bisedova me të pak më parë. Padyshim që është shumë i zhgënjyer dhe fjalët e tij ishin: ‘Jo sot, jo sot…’, ndërsa unë i thash: ‘Po, ky është problemi me gabimet, nuk mund të vendosësh se kur i bën’”.

 

“Është në rregull, ai na ka shpëtuar jetën nuk e di sa shpesh, është një portieri i klasit botëror dhe sonte disa gjëra shkuan paksa keq dhe duhet ta pranojmë këtë”.

“Tashmë i kam thënë: ‘Kemi tribuna, mund ta gjuash topin atje’. Është siç është… Në gjysmën e parë, Ali ishte i jashtëzakonshëm. Ishte i qetë me top, pasonte në hapësira të vogla, saktësisht atë që donim të bënte”.

 

“Pastaj në gjysmën e dytë, në fillim nuk e bënte atë. Nuk i shihet hapësirat, sepse nuk i bënim në mënyrën e duhur dhe problemi është se ai nuk e gjuan topin diku larg nga zonat e rrezikshme”, ka thënë Klopp pas ndeshjes.

Postime të ngjajshme
Sport

Krasniqi flet për golat e tij me Prishtinën: Shpresoj të vazhdojë në këtë mënyrë

Sport

Barcelona vazhdon shkëlqimin, fitore komode në udhëtim te Osasuna

Sport

Juventusi fiton ndaj Lazios

Sport

Selmani reagon pas rastit të dyshimtë në ndeshje ndaj Prishtinës