Sport

Klopp paralajmëron largimin e Shaqirit

Klopp gati sa nuk zbuloi arsyet se Shaqirin nuk ishte as në bankën rezervë ndaj Arsenalit mbrëmë në ndeshjen e humbur ndaj Arsenalit. Mungesa e Shaqirit ishte vërejtur në formacion dhe përflitej se ai është gati të largohet pas interesit të dy klubeve për të, transmeton Gazeta Metro.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka lënë të kuptohet se Xherdan Shaqiri mund të largohet nga klubi para se të mbyllet afati kalimtar.

Ylli zviceran u la jashtë skuadrës në ndeshjen që Liverpool e humbën ndaj Arsenal pas penalltive në Carabao Cup.

Klopp u pyet për Shaqirin, duke thënë se ai nuk është i lënduar, por as i dënuar.

“Nuk mund dhe nuk dua të them asgjë për këtë. Ajo që mund të them është se ai nuk është i dëmtuar dhe nuk është jashtë për arsye disiplinore”.

“Është një periudhë e vitit kur një trajner merr disa informata, atëherë unë duhet të reagoj për këtë”, ka thënë Klopp.

Shaqiri ka qenë i lidhur me klube italiane dhe turke gjatë këtij afati kalimtar./

Postime të ngjajshme
Sport

Dikur punëtor i ndërtimtarisë, tani firmos me Newcastle United

Sport

Premierliga vjen sot me ndeshje të mëdha

Sport

Në këtë vend dënoheni me dy vjet burg nëse s’mbani maskë

Sport

“El Clasico”: Këto janë formacionet e mundshme