Sport

Klopp paralajmëron Arsenalin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Java e tretë e Premier League dhuron një supersfidë siç është ajo mes Liverpool dhe Arsenal, dy skuadrat që kryesojnë kampionatin me pikë të plota pas dy javëve të para.

“Një test i rëndësishëm, pasi përballë kemi një ekip shumë të fortë me lojtarë të shkëlqyer. Jam i sigurt që Arsenal është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me sezonin e kaluar”, tha Klopp, duke kujtuar fitoren 5-1 të sezonit të shkuar.

“Kanë blerë David Luiz, Pepe, Ceballos. Gjithsesi, do të luajmë në “Anfield” në fushën tonë, para tifozëve tanë dhe për këtë arsye duam të fitojmë dhe t’u tregojmë të gjithëve se kush jemi”, u shpreh më tej trajneri gjerman.

Klopp ka folur për rinovimin e Oxlade-Chemberlain: “Jam i kënaqur për këtë djalosh, e meritonte një shpërblim të tillë, pas një dëmtimi të gjatë. Ai është i bindur se mund të bëjë mirë me ne dhe tani po ndihmon ekipin në këtë sezon të ri”.

Më tej, trajneri gjerman i është rikthyer polemikave të vjetra që City do të luajë një ditë pas Liverpool, çka mund të favorizojë kampionët. “Mjaft me këtë gjë. për mua nuk ka rëndësi se kur luajmë, para apo pas City. Pastaj, ky sezon nuk ka për të qenë një duel vetëm mes dy skuadrave për titull. Ju garantoj për këtë gjë”, tha Klopp.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv