Sport

Klopp nuk brengoset për të ardhmen e Salah

Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp, thotë se është i qetë për të ardhmen e yllit të Liverpool, Mohamed Salah.

Jurgen Klopp nuk është i shqetësuar nga spekulimet mbi të ardhmen e Mohamed Salah në Liverpool, duke këmbëngulur që golashënuesi kryesor i Premierligës është në një formë vërtet të mirë.

Salah ka qenë në formë fantastike, ai ka shënuar 13 gola deri tani në Premierligë dhe është njëri ndër faktorët kryesor për formën e mirë të ‘The Reds’.

Salah ka kontratë deri në vitin 2023, por spekulimet u ndezën kur ai deklaroi për ‘AS’ se Barcelona dhe Real Madrid janë dy klube të mëdha.

‘Askush nuk e di çfarë do të ndodhë, unë jam i fokusuar ta fitoj Ligën e Kampionëve dhe Premierligën prap me Liverpool, por të ardhmes nuk i dihet, varet edhe nga klubi’, kishte thënë Mohamed Salah, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë Klopp, u pyet mbi situatën e Salah përpara ndeshjes të Liverpool kundër West Brom të Dielën, gjermani këmbënguli se nuk ka asgjë për të sugjeruar që lojtari është i pakënaqur.

“Ne kurrë nuk flasim në publik për kontratat, pse duhet të fillojmë tani? Mo është në humor shumë të mirë, moment të mirë dhe në të vërtetë në formë të mirë,” tha Klopp në konferencën për shtyp.

“Stërvitja? Nëse do ta kishit parë ai ishte duke qeshur shumë, e shijoi seancën, kështu që është mirë. Të gjitha pjesët e tjera janë sigurisht të këndshme për media për të shkruar por nga brenda, nuk ka asgjë në të vërtetë’, tha ai.

“Ai është duke luajtur në një nivel të lartë. Gjithmonë ka gjëra për të folur, ai nuk e filloi ndeshjen e fundit kundër Crystal Palace, të gjitha spekulimet që dolën për arsyen e mbajtjes së tij në bankën rezervë, atëherë ai hyri dhe shënoi dy gola’, përfundoi Jurgen Klopp./

Postime të ngjajshme
Sport

Flamurtari – Shkëndija: Përfundon miqësorja, ky është rezultati befasues

Sport

A&N luajti miqësore me KEK-un, ky është rezultati përfundimtar

Sport

Ndeshja e madhe e Superkupës mes Dritës dhe Prishtinës do të transmetohet në dy televizione

Sport

Gjysma e Superligës në Antali, ja cila skuadër po qëndron në hotelin më të shtrenjtë