Sport

Klopp i jep epitet interesant heroit të ri të Liverpoolit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Adrian është shndërruar hero te Liverpool që në paraqitjen e parë.

Portieri 32 vjeçar, u transferua te Liverpool nga skuadra e West Ham United pa ndonjë kompensim, për të qenë zëvendësues i Alisson Becker.

Por lëndimi i Alisson në ndeshjen e xhiros së parë në Premierligë, i dha mundësi të shkëlqyer Adrian, për të debutuar te Liverpool.

Adrian ishte në portën e Liverpoolit edhe në finalen e Superkupës së Evropës, ku mbrojti penalltinë vendimtare të Tammy Abraham.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është deklaruar shumë i kënaqur për kontributin e heroit të papritur te skuadra e tij.

“Çfarë historie. Adriannn, si Rocky Balboa”, ishte reagimi i Klopp pas ndeshjes.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv